Ka shumë fansa në Kosovë, në radhë të parë si lojtare e përkryer, pastaj me vijë trupore.
Është Esma Muratoviq, boshnjake nga Podgorica e Malit të Zi, ish hendbolliste e Istogut dhe së fundit edhe e klubit spanjoll San Jose.
Esma i ka disa fansa në Kosovë, që kanë simpati edhe për bukurinë e saj, madje disa djersiten kur e shohin veç në foto.
Çka është më e çuditshmja, disa mezi presin të kenë një takim me të.
“Po erdhe në Kosovë na i çmend disa meshkujt!”, kështu e tha një emër i madh i hendbollit, por që nuk pranon t’i publikohet emri.
Fotoja e fundit e Esmës është edhe një panoramë në vete, ku shihet me fustanin e saj dhe në prapavijë një natyrë fantastike.
Në fakt, Esma është hendbollistja më e mirë e shpallur për vitin 2019 nga Federata e Hendbollit e Kosovës.