DJ Pm është kthyer në një nga personazhet më të dashur të publikut që nga Big Brother VIP.
Ai fitoi zemrat e të gjithëve me pozitivitetin, energjinë dhe lojën e krijuar brenda këtij spektakli.
Ndonëse po vazhdon të jetë i komentuar edhe jashtë BBV, ai tashmë po vazhdon punën si DJ e po ashtu edhe lidhjen me blogeren Sarah Berisha.
Foto: Screenshot/YouTube
I ftuar së fundmi në ’50 pyetje’ në Prive, Pajtim Krasniqi (emri i vërtetë) ka folur edhe për punën e parë e ka zbuluar rrogën që ka pasur.
Përpara se të bëhej artist, PM ka thënë se ka kryer punë të ndryshme por si fillim nisi si banakier.
“Rroga e parë ka qenë 120 euro”, u shpreh ai për punën në një kafene, e që më pas u pyet edhe për rrogën e parë si DJ.
Foto: Screenshot/YouTube
“Kam marrë 50 euro në një vend në Prizren, kam shkuar edhe për 20, 10 dhe për pa pare”, vazhdoi ai.
Ai theksoi se bashkë me DJ Dagz do të vijnë në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun si dhe me Lumi B.
/abc24.al/