Plehrat që shkaktojnë sëmundje/ Situatë alarmante në Marinëz

0
Gjigandi

Fusha e mbetjeve urbane në Marinëz është shndërruar në burim sëmundjesh të rënda për banorët e këtij fshati. Prej 5 vjetesh banorët bashkëjetojnë me ndotjen e madhe që shkaktohet në ajër pasi plehrat ndodhen vetëm 700 metra lag fshatit.

Në këtë vendgrumbullim derdhen plehrat e 7 fshatrave të bashkisë Roskovec. Banorët thonë se veç mbetjeve urbane, këtu hidhen edhe kafshë dhe shpendë të ngordhura. Ata ndihen dy herë të kërcënuar për jetën pasi edhe pa fushën e plehrave, pjesa më e madhe e banorëve në këtë zonë naftëmbajtëse, vuajnë nga sëmundjet në gjak si pasojë e ndotjes së madhe të ajrit.

Ndonëse në dy fushata elektorale (2015 dhe 2019) kryebashkiakja e Roskovecit ka premtuar se do ta heqë fushën e plehrave nga Marinza, prej 5 vjetësh kjo fushë plehrash vazhdon të shkaktojë sëmundje të rënda te banorët. Shkak për mosmbajtjen e premtimit është ndërtimi i inceneratorit të Fierit, i cili ndërpreu fondet për ndërtimin e një landfilli ku do të grumbulloheshin mbetjet urbane të të gjithë bashkisë.

Përfundimi i inceneratorit të Fierit do të zgjidhë këtë problem shqetësues edhe për bashkitë Mallakastër e Patos, të cilat i hedhin mbetjet urbane shumë pranë zonave të banuara.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu