Një aksident i rëndë është regjistruar këtë pasdite në Orikum ndërsa është përfshirë një mjet i policisë së shtetit, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy efektivë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spital.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit, njëri nga dy efektivët, ka humbur kontrollin e drejtimit duke përfunduar jashtë rrugës.
Mësohet nga burimet se dy efektivët udhëtonin me motor të forcave “Shigjeta”, dhe nuk kanë marrë plagë të rënda.