Pesë super-ndeshje zhvillohen sot në Bundesligë

0
Gjigandi

Bundesliga gjermane vazhdon me javën e 27-të, pas rikthimit javën e kaluar pas një pezullimi prej 2 muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar ndeshja hapëse e kësaj javë, derbi i Berlinit ku triumfues doli Hertha me rezultat të thellë 4:0.

Ndërsa gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe pesë ndeshje, secila më interesante se tjetra.

Me fillim nga ora 15:30, zhvillohen katër ndeshje, ndërsa e fundit e ditës së sotme zhvillohet nga ora 18:30.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme pritet të zhvillohet në Allianz Arena, ku kampioni në fuqi Bayern Munich pret Eintracht Frankfurtin.

RonaTyra

Interesant pritet të jetë edhe sfida mes Borussia Moenchegladbach dhe Bayer Leverkusen, ndërsa do të ketë një derbi shqiptarësh në sfidën mes Freiburgut të Amir Abrashit dhe Ëerder Bremenit të Milot Rashicës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu