Argjentinë- Përplasje e dhunshme mes tifozëve dhe policëve në Argjentinë.
Në San Luis, gjatë Independiente Ridavivia-Velez Sarsfield, për Kupën Kombëtare, shpërtheu një përleshje e vërtetë mes tifozëve të Independiente, shumë prej tyre pa bileta, dhe policisë.
Sipas dëshmitarëve të pranishëm, raporton ‘Olé’, tifozi që humbi jetën në fillim refuzoi t’i nënshtrohej një kontrolli dhe më pas pati një atak në zemër, nga i cili nuk do të shpëtonte kurrë. Gjithashtu, raportohet se në përleshjet janë plagosur edhe 22 policë.