Përplasja Berisha-Yuri Kim, ish-eurodeputetja: Ambasadore, kjo është e paligjshme

0
Përplasja Berisha-Yuri Kim, ish-eurodeputetja: Ambasadore, kjo është e paligjshme
Gjigandi

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar ashpër ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, pas deklaratave të saj që pranoi faktin se ka ndërhyrë në vendimet e drejtësisë, për të marrë vendim për pranimin e padisë së Enkelejd Alibeajt.

Me një mesazh në Twitter, Pack shkruan se këto janë veprime që priten nga diktatorët, por jo nga ambasadorët, duke e cilësuar deklaratën e saj si të paligjshme.

“Ambasadore”, ju po ndërhyni në proceset ligjore kombëtare. Kjo është e paligjshme për çdo shtetas shqiptar si dhe për një mysafir në vend. Një sjellje të tillë të gjithë e dimë nga diktatorët. Turp të kesh,”

– tha Doris Pack.

RonaTyra

Gjykata e Tiranës vendosi që të pranonte ankimimin e Enkelejd Alibeajt lidhur me regjistrimin e Statutit të miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, e menjëherë më pas erdhi reagimi i Berishës, i cili kërkoi ndihmë nga DASH, me pretendimin se ambasadorja Yuri Kim po ndërhynte në pavarësinë e gjyqësorit në vendin tonë. Vetë Kim iu përgjigj duke u shprehur se në fakt ajo të dilte gjithmonë në krah të reformës në Drejtësi, pavarësisht se interpretohej nga aktorë politikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu