Përhapja nga ajri e Covid-19, shkencëtarët bashkojnë forcat për të zbuluar rrezikun

0
Gjigandi

Shkencëtarë nga e gjithë bota kanë bashkuar forcat për të zbuluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit nga ajri. Së fundmi, një grup ekspertësh i shkruan një letër OBSH ku kërkonin rishikimin e udhëzimeve për shkak se janë evidentuar prova që tregojnë se Covid-19 mund të përhapet nga njerëz të infektuar në ajër dhe të qëndrojë pezull për disa orë.

Shkencëtarët po punojnë tani bashkë me ekspertët e OBSH për të hetuar se si pjesëzat e vogla të ajrit që mbajnë virusin mund të përhapen në ambjent; nëse përhapen nëpër ambjente nga ajri i kondicionuar dhe sa infektuese mund të jenë ato. Mes studimeve që po kryhen janë edhe eksperimente me kavie për të vlerësuar nëse viruset qëndrojnë në ajër në spitale dhe ambjente të tjera me rrezik të lartë.
Shkencëtarët nënvizuan të hënën se OBSH po nënvlerësonte rrezikun e transmetimit nga ajri të virusit ç’ka bëri që organizata të pranonte se mundësia nuk mund të përjashtohej, veçanërisht në hapsirat e mbyllura, të paajrosura e në të cilat qëndrojnë shumë njerëz. Masat e këshilluara për të evituar koronavirusin, si distancimi social, larja e duarve dhe mbajtja e maskave, janë bazuar në supozimin se infektimi përhapet kryesisht nga stërkla të mëdha që lëshohen nga njerëzit që kolliten apo teshtijnë.
Këto stërkla mund të infektojnë njerëzit direkt nëse prekin syrin, hundën apo gojën, por mendohet se bien në tokë brenda hapsirës një apo dy metra. Stërklat po ashtu mendohet se janë infektuese nëse merren nga dorezat e derës apo sipërfaqet e tjera. Shumë ekspertë tani besojnë se një numër shpërthimesh, përfshirë disa në thertore, sugjerojnë se transmetimi nga ajri është i mundur në ambjente ku virusi mund të ngrihet në ajër ose ku ajri qarkullohet nga kondicionerë pa filtra. Nëse kjo është e vërtetë, nevojiten më shumë masa mbrojtëse për të parandaluar përhapjen.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu