Përhapen zjarret në Kaliforni, rreth 2 milionë njerëz mund të mbesin pa rrymë

0
Gjigandi

Pritet që rreth dy milionë amerikanë të preken nga ndërprerja e rrymës elektrike në Kaliforni për shkak të përhapjes së zjarreve në malet e këtij shteti të Shteteve të Bashkuara.

Kompania që është përgjegjëse për furnizim me rrymë i filloi ndërprerjet paralajmëruese të cilat pritet të jenë reduktimet më të mëdha në histori të këtij vendi. Ndalja e rrymës po bëhet si pasojë e rrezikut nga erërat e forta, të cilat mund ta dëmtojnë rrjetin dhe të shkaktojnë zjarre të reja.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se këto ndërprerje të rrymës janë të papranueshme.

Rreth 90 mijë banorë janë urdhëruar nga autoritetet që të zhvendosen nga qytezat në pjesën veriore të Kalifornisë.

Qeveria e ka shpallur gjendjen emergjente në Los Angelos dhe Sonoma, ndërsa mijëra zjarrfikës janë angazhuar për të luftuar me zjarret.

RonaTyra

Kompania që e furnizon këtë rajon me rrymë po përballet me kritika për rolin e infrastrukturës së saj në shkaktimin e zjarreve. Ajo është e rrezikuar edhe nga falimentimi për shkak të rasteve gjyqësore për zjarret e vitit të kaluar, nga të cilat vdiqën 85 njerëz, shkruan “BBC”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu