Për cilin Llazar po flet o argat i Serbisë! Mos po do me kap pushkën e mu fut në Kosovë! 

0
Gjigandi

Nuk të ka mbetur gjë tjetër veç ta kapesh pushkësh edhe të vishesh si paramilitar, por nuk ta mban prapanica, se të frynë fort si ato këlyshët e tu që ikën si pa kokë nga Kosova, se mos më të fryrë moti ishe fut në tokën e Republikës së Kosovës, o i pafytyri Novak Gjokoviq.

Novak Gjokoviqi, tenist serb e pa kokërr yndyre të njeriut, një argat i devotshëm i Serbisë dhe i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Argat i paguar apo jo, nuk e dimë këtë, por po i bën një shërbim të madh Serbisë që bëri krime të mëdha në Kosovë.  

Gjokoviq, kërko falje për krime që ka bërë Serbia në Kosovë dhe mos i dil në mbrojtje, se je turpi i turpit! Gjokoviq, shumë je lazdruar, para këtij lazdrimit, lere reketin e tenisit e ik në dreq të mallkuar!  

Postimi i Gjokoviqit

RonaTyra

“A mund ta shihni Kosovën nga këtu, Llazarin?”, kështu ka shkruar mes të tjera Gjokoviqi, duke uruar Vidovdanin! 

A mos vallë do me kap pushkën e mu fut në Kosovë, ndoshta si paramilitar, sepse i ke ende të freskëta krimet ndaj popullit shqiptar të Kosovës që ka bërë Serbia me milicinë e saj, ushtrinë dhe paramilitarët në vitet 1998-1999.  Ilustro e shkruani çka të duash në at m… profilin që e ke, mos harro një fakt Gjokoviq: Me 24 mars të vitit 1999, iu bombardoi krejt bota. A e di pse?

Sepse Serbia bëri krime të tmerrshme në popullin shqiptar të Kosovës! Vrau fëmijë e gra, plak e pleq, këtë e bëri Serbia, Zoti iu marroftë. Skuqe ore i pafytyrë, ndërroje edhe kombësinë nga krimet që ka bërë Serbia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu