PD: Rruga Milot-Fier, projekt antikombëtar, kostoja është 6 herë me e lartë se standardet e BE-së

0
Gjigandi

Partia Demokratike e ka cilësuar vendim antikombëtar planin e qeverisë për ndërtimin e aktit Milot-Fier me një vlerë prej 1,2 miliardë euro.

Sekretari për burimet njerëzore, Ervin Minarolli tha se PD nuk mund të pranojë ndërtimin e rrugës me një kosto 6 herë më të lartë se standardet e Bashkimit Europian.

PD akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministren Balluku se 6-fishuan koston për të rritur çmimin e kalimit në rrugë, që do të jetë rreth 17,4 euro.

“Rruga Milot-Fier është vepra më e madhe e vjedhjes së qeverisë së Edi Ramës para largimit. 1.2 miliardë euro për 115 kilometra përkthehet si rrugë që kushton, rreth 10 milionë euro për 1 kilometër. Kosto del shumë më e lartë, nëse merret parasysh se 62 kilometra të saj do të kalojnë në rrugët dhe autostradat ekzistuese.

Ekspertët llogarisin se kostoja e projektit është fryrë, në mënyrë që pagesa e detyruar për qytetarët të jetë sa më e lartë. Ata që do të kalojnë në këtë rrugë, do të nxjerrin nga xhepi, të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje. Për ne është e papranueshme që, qeveria të ndërtojë me kosto 6 herë më të lartë se standardi i Bashkimit Europian.

RonaTyra

Kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet. Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion”, tha Minarolli.

Për të njëjtën çështje reagoi edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili: Do të thotë një rrënim dhjetëra vjeçar për shqiptarët, pra ky nuk pret dot më, nuk ka durim dhe ky durimi i mbaron pikërisht në kohë pandemie ku njerëzit nuk kanë bukë të hanë.

Në një konferencë për mediat Vasili tha u shpreh se në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë Edi Rama ka firmosur një projekt të dyshimtë prej 1.2 miliard eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu