Pavlopulos: Greqia si urë mes Kinës dhe BE-së

0
Gjigandi

Greqia mund të shërbejë si urë midis Lindjes dhe Perëndimit, deklaroi sot presidenti grek Prokopios Pavlopulos në një intervistë për gazetën kineze ”People’s Daily”, pak para mbërritjes së presidentit kinez, Xi Jinping në Greqi.

“Greqia mund të kontribuojë në mirëkuptimin e ndërsjellë mes Kinës dhe BE-së”, shtoi ai.

”Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kinës janë përmirësuar që nga vizita e fundit e kryeministrit Qiriakos Micotaqis, në Shangai, por kanë fituar një natyrë strategjike që nga viti 2006”, theksoi Pavlopulos.

Duke iu referuar konglomeratit ”Cosco”, me qendër në Kinë, aksioneri kryesor në Autoritetin Portual të Pireut dhe terminalin e kontejnerëve, Pavlopulos theksoi se projekti qëndron për një marrëdhënie reciproke, të dobishme mes dy vendeve.

“Greqia është bërë një qendër transporti për produktet, ndërsa Kina ka fituar akses në tregjet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

RonaTyra

”Grekët e kuptojnë dhe vlerësojnë rolin e dialogut kulturor dhe respektojnë kulturën e vendeve të tjera. Të dy vendet e kuptojnë rolin e rëndësishëm që mund të luajë kultura në reduktimin e mosmarrëveshjeve midis popujve”, deklaroi presidenti grek.

Duke shprehur admirim për arritjet e Kinës gjatë viteve të fundit, veçanërisht në reformat dhe luftën kundër varfërisë, Pavlopulos theksoi se presidenti Xi Jinping është një lider botëror, i cili e bëri Kinën të ndihet krenare për arritjet e saj.

”Bazuar në madhësinë dhe pasurinë e kapitalit njerëzor, Kina ka arritur ritme të larta zhvillimi dhe ka ndërmarrë nisma globale që e vendosin atë në qendër të ngjarjeve aktuale”, shtoi Pavlopulos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu