Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Dhurata Haveri.
Sipas KPK, gjyqtarja pati probleme me pasurinë.
Vendimi për largimin e saj nga detyra është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu.
Ndërkohë gjyqtarja Haveri nuk ishte e pranishme në séance gjatë dhënies së vendimit.