Teksa gjendet në Kosovë për një vizitë dyditore, pas takimit me Avdullah Hotin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin e Kosovës.
Basha deklaroi se nëse vjen në pushtet një ndër vendim e para që do të marrë do të jetë heqja e tarifës së Rrugës së Kombit.
“Një ndër vendimet e para që do të marr si kryeministër do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit. Një vendim i padrejtë që rrënon në ekonomi dhe ngadalëson shkëmbimin ekonomik. Vizita ime është paksa e vonuar, por vij pas një ftese të kryeministrit Hoti, por edhe presidentit Thaçi, Osmanit dhe krerëve të partive politike në Kosovë”, u shpreh ai.
Burimi: top-channel.tv