Pas takimit me aleatët/ Basha: Opozita e Bashkuar do mbështesë hapjen e listave 100%, por…

0
Gjigandi

Pas mbledhjes me aleatët në orën 16:00 në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha dha një deklaratë për shtyp ku tha se janë dakord të mbështesin hapjen e listave 100%, por pa prekur koalicionet.

“PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura si shkakun për të ecur drejt ndryshimeve të njëanshme. Ne do mbështesim hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshohen, po të mbeten siç janë dhe për pasojë shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është. Ky vendim do parashtrohet në tryezën e Këshillit Politik sot, ky propozim është i drejtë. Nuk mund të thuash që hapim listat, por deputetët kryesorë i zgjedh partia”, tha Basha.
 

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu