Bylykbashi: Qëllimi i Ramës duke hequr koalicionet, të zhbëjë votën e qytetarëve

0
Gjigandi

Gjatë konferencës së përbashkët mes tre përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik, Gazment Bardhi, Petrit Vasili dhe Oerd Bykykbashi, ky i fundit deklaroi se Edi Rama po përpiqet që t’u heqë mundësinë zgjedhësve të përcaktojnë se sa është e fortë një parti.

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, më tej u shpreh:
“Koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra-tjetrën. Koalicioni që përdorim sot është një formë liste hapur për partinë. Zgjedhësi përcakton me votën e tij. Është e njëjta gjë që po përpiqemi të bëjmë me këtë propozim që me listat e hapura zgjedhësit të përcaktojnë se sa vlen secili kandidat. Zgjedhësi ka mundësi të votojë e caktojë partinë dhe në të njëjtën fletë votimi secili është kandidati i asaj partie. Çdo parti e koalicionit del me emër të veçantë dhe vota që hidhet përcaktohet për cilën parti shkon dhe zgjedhësi zgjedh kandidatin. Rama në padijen e tij por edhe qëllimi ne tij tinëzar përdor këtë lidhje logjike me një qëllim për të hequr koalicionet. Teknikisht janë të zgjidhshme është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit.Qëllimi i Ramës duke hequr koalicionet, të zhbëjë votën e qytetarëve. Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë.  Më poshtë një shembull i fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore.”

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu