Pas Shqipërisë, një tjetër vend i Ballkanit ndërmerr nismën për legalizimin e kanabisit

0
Pas Shqipërisë, një tjetër vend i Ballkanit ndërmerr nismën për legalizimin e kanabisit
Gjigandi

Pas Shqipërisë, një tjetër vend i Ballkanit po ndërmerr nismën për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Mali i Zi prej kohësh është duke diskutuar, ndërsa mbështetëse e kësaj nisme është partia URA e kryeministrit Dritan Abazoviç dhe Partia Socialiste Popullore që po ashtu është pjesë e koalicionit qeverisës.

Mediat në Malin e Zi shkruajnë se janë pikërisht socialdemokratët ata që thanë se së shpejti do ta paraqesin projektligjin, ku përfshihet kryesisht vaji i kanabisit për t’u përdorur për qëllime mjekësore.

Deputetët e URA-s thonë për mediat malazeze se mbështetjen e tyre e bazojnë tek studimet më të fundit shkencore që vërtetojnë efektivitetin e kanabisit në sasi shumë të kufizuara për kurimin e disa sëmundjeve. Por kundër këtij propozimi është partia boshnjake në qeveri, që fillimisht kërkon dialog të gjerë.

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut e ka legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Ndërsa edhe Shqipëria po shqyrton këtë mundësi pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu