Pas protestave masive, presidenti i Kilit shkarkon tërë kabinetin

0
Gjigandi

Presidenti i Kilit, Sebastian Piñera, e ka shkarkuar tërë kabinetin qeveritar me qëllim që të formohet qeveria e re dhe të fillojë zbatimi i reformave të kërkuara nga protestuesit.

“I kam informuar të gjithë ministrat e mi për këtë me qëllim që të ristrukturohet kabineti dhe të përballemi me këto kërkesa të reja”, tha ai, ndonëse nuk është ende e qartë se si do të duket kabineti i ri.

Më shumë se një milion njerëz protestuan në mënyrë paqësore të premten në kryeqytetin e Kilit, Santiago. Ata kërkuar reforma dhe drejtësi sociale.

Presidenti Piñera tha se i ka dëgjuar kërkesat e protestuesve. “Ne ndodhemi në një realitet të ri. Kili është ndryshe nga ai që ishte para një jave”, tha ai.

Lideri i shtetit gjithashtu njoftoi se e ka shfuqizuar orën policore, e cila ishte vendosur në disa qytete të vendit javën e kaluar. Megjithatë, opozita ka bërë thirrje që të shfuqizohet edhe gjendja emergjente.

RonaTyra

Ndryshe, së paku 17 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i protestave kundër pabarazisë javën e kaluar.

Organizatorët e këtyre protestave thanë se kjo ishte kryengritja më e madhe që nga kthimi i sistemit demokratik në vend në vitin 1990, shkruan “BBC”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu