Rody Alves, i njohur si “Kukulla Ken Njerëzore”, i cili ka vendosur të ndryshojë gjininë dhe të kthehet në femër, ka zbuluar sëfundmi detaje të pamjes së tij të re. Ai i është nënshtruar disa operacioneve në një klinikë në Anvers të Belgjikës, ku ka bërë të mundur heqjen e “mollës së Adamit”, tipike e meshkujve.
36-vjeçari, i cili sëfundmi ka treguar se është transgjinor, është shfaqur me një fytyrë shumë të lodhur dhe të drobitur. Ai ka ndarë me fansat faktin se sëfundmi i është nënshtruar operacionit në fyt dhe në fytyrë.
Gjithë ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë. Procedura i ka kushtuar Rody-t plotë 25 mijë paund. Në videon e shpërndarë me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, djali që do të bëhet vajzë u shfaq me një vashë rreth kokës, me fytyrë të enjtur, me sy të nxirë dhe me pak fjalë, me një pamje që dukej sikur sapo kishte ardhur nga lufta.
Duke folur për mediat, ajo tha:
Nuk mund të flas dhe aq mirë pasi kam ndërhyrë për të hequr “mollën e Adamit”. E kam fytin si të gërvishtur. Sytë i kam lejla dhe shumë të enjtur. Nuk mund të shikoj asnjë gjë. Nuk shikoj dot as fytyrën time të re. Nëse më duhet të kontrolloj diçka, duhet ta ngre telefonin lart, për të lexuar.
Nga një në dhjetë, dhimbjen që ndjej mund ta klasifikoj në nivelin katër. Nuk kam shumë dhimbje, por më shumë nuk ndihem rehat, nuk jam mirë. Në mollëza kam vendosur dy implante titaniumi, për t’i bërë ato të duken sa më femërore. Për fat të mirë, kështu nuk do të më ngatërrojnë me meshkujt. Fytyra ime do të ndryshojë shumë. Do të jetë më e vogël. Kjo ndërhyrje kirurgjikale më ka dhënë shkëlqimin që kam dashur gjithmonë për pamjen time.”
***
Burimi: LadBible| Përshtati dhe Përktheu: ABC 24 ALBANIA