Marash Kumbulla konsiderohet si njëri ndër futbollistët më të talentuar në kampionatin elitar italian, Serie A.
Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion te Hellas Verona në qendër të mbrojtjes me Amir Rrahmanin.
Natyrisht, pas paraqitjeve të mira, interesimi nga klubet e mëdha për reprezentuesin e Shqipërisë nuk ka munguar asnjëherë.
Së fundmi, për Kumbullën ka shprehur interesim edhe klubi i madh nga Londra, Tottenhami që drejtohet nga Jose Mourinho.
20-vjeçari është paraqitur në 18 ndeshje te Hellas Verona duke shënuar një gol dhe duke qenë krucial në mbrojtjen e skuadrës së Ivan Juric.
Ndryshe, përveç Kumbullës, Tottenhami ka shprehur interesim edhe për një futbollist tjetër shqiptar – Vedat Muriqin.