80 metra inkursion dhe gol për kornizë, Theo Hernandez: Nuk dua t’ia di për Interin.

0
17
Gjigandi

Goli i tij ishte për kornizë, vulosi fitoren 2-0 ndaj Atalantës. Me siguri, tifozët kuqezinj, por jo vetëm, nuk do ta harrojnë atë për ditë, javë, muaj, ndoshta dh evite. Një ndeshje magjike, falë një “San Siro” të mbushur përplot me tifozë kuqezinj.

Francezi bëri diçka magjike, vrapoi me top në këmbë rreth 80 metra dhe më pas mposhti portierin kundërshtar Musso. Një gol spektakolar, i cili dërgoi në ekstazë publikun kuqezi.

Theo Hernandez u intervistua si protagonist i madh në mikrofonat DAZN: “Unë bëj gjithçka për këtë ekip. Ishte një natë e mrekullueshme, me gjithë këta tifozë. Njerëzit tanë nuk kanë qenë kaq të lumtur prej një kohe të gjatë. Jam i lumtur që jam këtu, në këtë ekip.

Goli im? U nisa dhe thashë: po shkoj deri në fund. Shënova një gol të pabesueshëm. Sidoqoftë, goli dhe fitorja i takojnë të gjithë ekipit, edhe tifozëve që ishin në stadium”.

Golin ia dedikoi djalit të tij, që pak ka në këtë botë: “Është goli më i rëndësishëm i jetës sime. Kjo është hera e parë që djali im vjen këtu dhe ishte e pabesueshme. Vërtet jam shumë i lumtur për atë që ndodhi, si shënova”.

Titulli është më afër se kurrë tashmë, por asgjë nuk ka përfunduar: “Ka mbetur edhe një javë për titullin. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt qëllimit. A do ta shoh Interin? Jo, s’dua t’ia di për të se si del me Cagliari . Thjesht do të shoh djalin tim direkt pas ndeshjes”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu