100 vjet miqësi SHBA-Shqipëri/ Mike Pompeo: Duhet vullnet i të gjitha palëve për të shkulur korru…

0
14
Gjigandi

Mike Pompeo, ish sekretari amerikan i shtetit ne fjalën e tij më rastin e 100-vjetorit të marrëdhenieve diplomatike Shqipëri-SHBA tha se miqësia mes dy vendeve është e shkelqyer dhe përkushtimi vijon njësoj. 100 vite të tjera.

” Për mua është shumë e vecantë që jam këtu dhe e di që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera. Po bëja shaka që kam shërbyer edhe si opozitë edhe me shumicën, por kjo nuk ka rëndësi. Faleminderit që punoni krah SHBA dhe që jeni miqtë tanë. Jam për 100 vjetorin, ju lutem më bëni një ftesë për 125 vjetorin”, tha Pompeo.

Pompo deklaroi se duhet vullnet I mirë nga të gjitha palët politike për të shkulur korrupsionin në vend.

Unë kam shërbyer si me opozitën dhe shumicën, s’ka rëndësi.Duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë.

Gjatë qendrimit ne Tiranë Mike Pompeo do të nderohet edhe me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

Taulant Balla, si kreu I grupit parlamentar socialist, në kuadër të “Javës Amerikane” dhe 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA do te organizoje një konferencë mre prezencen edhe të Mike Pompeo.

Pompeo ka qenë sekretar i Shtetit Amerikan gjatë kohës kur presidenti i SHBA ishte Donald Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu