Kaley Cuoco ka folur haptazi për anën private pas ndarjes nga Karl Cook – por thotë se nuk ka plan të martohet sërish.
“Unë nuk do të martohem më kurrë”, tha ylli i “Big Bang Theory” në intervistën për
“Glamour”
.
“Do të doja të kisha një marrëdhënie afatgjatë ose një partner. Por nuk do të martohem më kurrë”, thekson ajo.
Kaley Cuoco (Foto: Glamour)
“Absolutisht jo. Mund ta vendosni fjalë për fjalë në kopertinë”.
Cuoco, 36-vjeçare, paraqiti kërkesë për divorc nga Cook, 31-vjeçar, në Gjykatën e Lartë të Los Angeles në shtator të vitit 2021.
Po atë ditë, të dy konfirmuan se po ndaheshin në një deklaratë të përbashkët për “
Page Six”
.
Kaley Cuoco dhe Cook (Foto: Getty Images)
“Me gjithë dashurinë dhe respektin e thellë për njëri-tjetrin, ne kemi kuptuar se rrugët tona aktuale na kanë çuar në drejtime të kundërta”, thuhet në deklaratë.
Ish-çifti u martua në qershor të vitit 2018 në San Diego, Kaliforni. Ylli i “Flight Attendant” ishte gjithashtu i martuar më parë me Ryan Sweeting.
/abc24.al/
Kaley Cuoco (Foto: Glamour)