Pas Besa Shahinit priten lëvizje të tjera në qeveri

0
Gjigandi

Pas largimit të Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit priten lëvizje të tjera në qeverinë “Rama”. Gazeta e ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i pakënaqur me punën e disa ministrave dhe deputetëve, vërejtje këto të cilat i ka bërë edhe publikisht në takimit që ai ka pasur me nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe politik. Por mësohet se ikja e Shahinit pritet t’i hapë rrugë zhvillimeve të reja, sa i takon ndryshimeve në qeveri. Sipas informacioneve, mësohet se kryeministri Rama do të vendosë për fatin e ministrave pas shqyrtimit të dosjeve nga baza. Në këtë kontekst, mësohet se përveç dosje që dorëzojnë çdo javë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqe gjatë takimit të përjavshëm që zhvillojnë me Ramën, ky i fundit përpara se të shprehet dhe marrë një vendim, do të njihet edhe me dosjet që do t’i shkojnë në tryezë nga baza dhe anëtarësia socialiste. Këto të fundit përmes një platforme online do të “spiunojnë” tek kryesocialisti Rama sa i takon punës së ministrave dhe performancës së tyre, ku anëtari i ekzekutivit për të cilin ka më shumë pakënaqësi dhe ankesa do të jetë më i riskuara për t’u larguar. Pra, kjo do të thotë se përpara se të vendosë për të bërë lëvizje në qeveri, kryeministri Edi Rama pritet që të marrë edhe opinionin e bazës, anëtarësisë, madje edhe qytetarëve të zakonshëm që mund të ankohen tek platforma online, në mënyrë që të marrë vendimin e duhur, duke larguar nga kabineti ekzekutiv, ministrin më pak popullor dhe më pak të dëshiruar nga kategoritë e sipërpërmendura.

Ja strategjia me shtyrjen e Asamblesë

Por lëvizjet apo ndryshimet në qeveri duket se janë edhe një nga arsyet se përse mbledhja e Asambleja e Partisë Socialiste është shtyrë disa herë. Pak javë më parë u përfol që mbledhja e Asamblesë do të thirrje në fund të korrikut, më pas zërat thanë se ajo do të mblidhej në fund të gushit, ndërsa më pas u tha se diçka e tillë pritej të ndodhë në fillim të shtatorit. Mirëpo mbledhja e Asamblesë Kombëtarë është shtyrë pa afat. Ndërkohë gazeta ka mësuar se kjo është një strategji e mirëmenduar nga kryeministri Edi Rama, në mënyrë që t’i japë më shumë kohë vetes dhe të bindet se kush nga vartësit e tij në kabinetin qeveritar nuk e meriton të jetë ministër. Pra, kryeministri Rama do të njihet me të gjitha raportet që do t’i shkojnë në zyrë për performancën e ministrave dhe deputetëve, e më pas do të vendosë së kë do të largojë nga ekzekutivi. Ndërkohë vlen të theksohet se ikja e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit ishte rast i përjashtuar për shkak se me nisjen e vitit të ri shkollor dhe me pandeminë e Covid-19 nëpër këmbë, ky institucion kishte nevojë për një impuls të ri, në mënyrë që të reformohet edhe më shumë.

Reagon Balla

RonaTyra

Megjithatë, faktin se kryeministri Edi Rama do të njihet më parë me dosjet e performancës së secilit ministër dhe deputetët përpara se të vendosë se kë do të largojë nga ekzekutivi apo kë nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e paralajmëroi dje edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit duke folur në një studio televizive theksoi dje se puna e çdo ministri të qeverisë “Rama” do të jetë edhe në lupën e bazës. “Ne kemi një plan, një program dhe një matricë vlerësimi të performancës për çdo fushë që mbulon secila prej ministrive. Pas mbledhjes së grupit parlamentar kemi vendosur të krijojmë një kanal virtual komunikimi me anëtarësinë dhe qytetarët. Ne kemi thënë që nga vitit 2017 nuk jemi në ndonjë aleancë me partitë, ne jemi në aleancë me qytetarët. Platforma e vlerësimit po ngrihet dhe në çdo moment që kryeministri do vlerësojë në konsultim me qytetarët dhe grupin parlamentar, padyshim që çdo hap do merret në kohën e duhur por jemi në një situatë të vështirë të një pandemie që kërkon fokus të përditshëm”, deklaroi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu