Ja çka shkruan Washington Post për shembjen e teatrit dhe përleshjen e protestuesve me policinë

0
Gjigandi

Forcat shqiptare të rendit u përplasën me mbështetësit e opozitës, të cilët ishin duke protestuar kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, shkruan Washington Post. Polica largoi nga ndërtesa një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës mëngjesin e së djelës përpara se makineri të rënda të nisnin shembjen e saj.

Vendimi i qeverisë për shkatërrimin e Teatrit të vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtuan nga artistë dhe të tjerë që kërkonin rinovimin e tij. Një politikan i opozitës tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia.

Autoritetet nuk kanë komentuar mbi këtë raport, vazhdon gazeta prestigjoze. Ajo shkruan më tej se pamjet televizive treguan Monika Kryemadhi, drejtuese e një partie opozitare dhe bashkëshorte e presidentit të vendit, duke u futur në një furgon policie.

Pozita e presidentit në Shqipëri është më së shumti një post ceremonial, kujton Washington Post, i cili thekson më tej se kreu Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu