Pas anulimit të sezonit, Barcelona kampione e Spanjës

0
Gjigandi

Është anuluar sezoni i femrave në kampionatin spanjoll.

Ekipi i vashave të Barcelonës është shpallur kampione e Spanjës, pasi Federata e Futbollit e këtij vendi vendosi ta anulojë sezonin 2019/20 në Primera Iberdrola.

Kësisoj Barcelona e ka siguruar titullin e pestë në Primeria Iberdrola (2012, 2013, 2014, 2015, 2020).

Vashat e Lluis Cortes e mbyllin sezonin me nëntë pikë më shumë se vendi i dytë, Atletico Madrid, dhe si skuadër e pamposhtur këtë sezon në ligë, pasi i ka shënuar 19 fitore dhe dy barazime në 21 ndeshje.

Barcelona dështoi ta fitonte titullin në katër sezonet e fundi, por tani e ka rimarrë kurorën nga Atletico Madridi, i cili i kishte fituar tre titujt e fundit.

RonaTyra

Kështu duket tabela përfundimtare në Primera Iberdrola pas anulimit të sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu