Janë bërë thuajse një muaj që kur këngëtarja Enca Haxhia ka nisur pushimet e para në Afrikë, Zanzibar.
Dhe pas disa ditësh qëndrimi atje, ajo udhëtoi për në Emiratet e Bashkuara Arabe – Dubai.
Siç shihet, 26-vjeçarja ka zgjedhur një tjetër destinacion dhe momentalisht ka bërë të ditur se ndodhet në Turqi.
Enca (Foto: Instagram)
Në disa nga pamjet që ka ndarë nga dhoma e hotelit, krijuesja e hitit “Suavele” është në një vend luksoz.
Pushimet e Encës vijnë pasi muajve të fundit ka bërë një tërheqje nga muzika e po ashtu edhe nga mbrëmjet e koncertet.
Enca (Foto: Instagram)
Ajo në verën që lamë pas nuk ka mbajtur asnjë koncert, duke u thënë fansave se do të rikthehet fuqishëm në vitin 2022.
Sido që të jetë, zeshkania numëron miliona klikime në këngët që ka lansuar ndër vite.
/abc24.al/
Enca (Foto: Instagram)