Skuadra e Liverpool pas 30 viteve ka arritur të shpallet kampion i Premier Ligës.
Të gjithë tifozët e kësaj skuadre i gëzohen këtij suksesi, por është një që i gëzohet më shumë se të tjerët.
Tifozi shqiptar, Ukë Krasniqi këtij lajmi i gëzohet më së shumti. Ai në vitin 2003 kishte dhënë një premtim se nuk do t’i prente flokët deri të shpallet kampion Liverpool.
Tashmë që premtimi u realizua, ai mund t’i prej flokët. Përmes një postimi në facebook, Krasniqi i është gëzuar shumë suksesit të skuadrës së tij.
Storia e Ukës ishte bërë virale në gjithë botën.