Partnerja e Dybala ‘i vë flakën rrjetit’; bën promocionin e këngës me foto nudo

0
Partnerja e Dybala ‘i vë flakën rrjetit’; bën promocionin e këngës me foto nudo
Gjigandi

Oriana Sabatini, partnerja e futbollistit të njohur të Juventusit, Paolo Dybala, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Shkaku përse po flitet kaq shumë për të ka të bëjë me një gjest të papritur të bukuroshes, që ka ndezur fansat e saj.

Këngëtarja argjentinase, e cila numëron 5.6 milionë ndjekës në Instagram, ka ndarë orët e fundit një foto mjaft sensuale, në të cilën shfaqet totalisht e zhveshur.

“325-09/28”, lexojmë në foto, duke iu referuar këngës së saj të fundit dhe ceremonisë së publikimit, e cila do të zhvillohet të enjten e 28 prillit.

Oriana Sabatini ka shpalosur vërtet emocione te ndjekësit e saj me nudon e plotë. Pas publikimit të postimit, ndjekësit e artistes kanë vërshuar profilin e saj të Instagramit me lloj-lloj komentesh.

Në fund të fundit, kishte një pritshmëri të madhe për këtë postim. “Omg, omg, omg”, – komentoi “Universal Music Latino”, shtëpia e re diskografike e Zonjës Dybala. Mesazhi i Orianës në harkun e pak orëve ka grumbulluar edhe më shumë se 3 mijë pëlqime në Twitter.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu