Klopp i frikësohet ‘nëndetëses’: Nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim si Juventusi dhe Bayerni

0
Klopp i frikësohet ‘nëndetëses’: Nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim si Juventusi dhe Bayerni
Gjigandi

Ai përmend Bayern Munich dhe Juven për të thënë se Liverpool nuk do ta nënvlerësojë Villarrealin, kundërshtarin e sotëm në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Jurgen Klopp e nënvizon qartësisht se skuadra e tij nuk do ta marrë si të mirëqenë fitoren e ndeshjes, ashtu siç bënë instinktivisht italianët dhe gjermanët, të eliminuar nga “Nëndetësja e Verdhë” në çerekfinale.

Klopp e konsideron kolegun spanjoll Emery një strateg të vërtetë: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e kundërta do të ishte jonormale. Është e pamundur që një gjysmëfinale e Champions League të jetë e thjeshtë. Kisha respekt për Emery dhe ekipin e tij, por pasi analizova me kujdes Villarrealin, thashë: Uau!

Ai është një trajner i fiksuar pas detajeve, skuadra e Emery është në gjendje të reagojë për çdo lloj rezultati. Villarreali ka një plan nëse kryeson 1-0, apo nëse është në disavantazh. Emery është një trajner i klasit botëror, bën një punë të jashtëzakonshme”.

Duke analizuar raundet e kaluara, trajneri gjerman i Liverpool-it u shpreh: “Është e mundur që ata të jenë nënvlerësuar nga Juve dhe Bayern Munich, por kjo nuk do të ndodhë me ne. Është e qartë se ata duan të kalojnë në finale, por e njëjta gjë vlen dhe për ne”.

Me pak fjalë, nuk do të jetë e lehtë të shkohet në finale: “Do të ketë momente në të cilat do të vuajmë, e di. Nuk duhet të nervozohemi, e dimë se si t’i bëjmë ata të vuajnë. Ne do të punojmë për të marrë rezultatin pozitiv dhe për të luftuar kundër Villarrealit”.

RonaTyra

Klopp nuk e ndjen presionin, sepse është mësuar me të: “Kështu ka qenë gjithmonë, që kur kam mbërritur këtu. Ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, të gjithë janë kundër nesh, sigurisht, por asgjë nuk ka ndryshuar. Çdo ndeshje që luajmë është në qendër të vëmendjes, e kundërta nuk ka ndodhur kurrë. Sot do të na duhet një atmosferë si ajo kundër Barcelonës. Mezi pres që të fillojë ndeshja, të jem i sinqertë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu