Babai i mesfushorit të Atletico Madrid, Thomas Partey ka paralajmëruar Arsenalin së ata do të përballen me konkurrencë të fortë nëse duan ta blejnë djalin e tij, raportojnë mediat britanike.
Partey është objektiv i londinezëve në tregun e kësaj verë. Babai i lojtarit thotë se do mbështesë djalin e tij nëse ai dëshiron të largohet nga Atletico.
“Klubi aktual i djalit tim Atletico Madrid ka një klauzolë lëshimi në marrëveshjen e Partey. Kjo do të thotë se çdo klub që dëshiron djalin tim duhet të plotësojë kërkesat e klauzolës”, tha Jacob Partey Silver.
“Kështu që çdo skuadër që plotëson kërkesën e Atletico-s do të mund të nënshkruajë me djalin tim, dhe jo konkretisht me Arsenalin”.
“Unë jam i gatshëm të mbështes vendimin e djali tim”, theksoi babai i Partey.