Sulmohen nga krokodili, shkopi i ‘selfie’ u shpëton jetën

0
Gjigandi

Pamje tronditëse janë publikuar në rrjetet sociale. Në video shihen dy persona duke notuar, por papritur një krokodil sulmon njërin prej tyre, ndërsa tjetri arrin ta shpëtojë atë, duke goditur krokodilin me shkop selfie.

Ngjarja ka ndodhur në Bohal të Indisë Qendrore. Teksa dy miqtë Amit Jatav dhe Gajendra Yadav, ishin duke notuar në një rezervuar në fshatin e tyre, një krokodil shfaqet papritmas dhe sulmon Amit, ndërsa Gajendra kundërpërgjigjet dhe godet zvarranikun ujor me shkopin e selfies, të cilën e mbante në duar për të realizuar foto. Nga ky sulm Amit ka përfunduar me plagë të lehta në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Po e ndieja se diçka po lëvizte poshtë meje. Po më tërhiqte poshtë.  Në ato momente mendova se jetës time i erdhi fundi. Po të mos ishte miku im, i cili sulmoi menjëherë krokodilin unë nuk do të isha me ju duke dhënë këtë intervistë”, u shpreh Amit për mediat lokale.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu