Të shtëna me armë zjarri gjatë videoklipit të reperit të njohur, të paktën 10 të plagosur

0
Gjigandi

Siç raporton ‘7News’, ngjarja ka ndodhur në restorantin ‘The Licking’, në zonën e Miami Gardens. Policia e zonës dhe njësitë e shpëtimit nga zjarri iu përgjigjën njoftimeve për të shtëna në restorant pak para orës 20:00, mbrëmjen e djeshme.

Lokali është rrethuar nga makinat e patrullës së policisë, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe ambulancat.

 

RonaTyra

Ndërkohë, policia e Miami Gardens nuk e ka konfirmuar ende numrin e të plagosurve.

“Ne jemi ende duke punuar. Po, ka të shtëna të shumta.Ne ende po punojmë në vendin e krimit. Ne nuk mund t’i konfirmojmë numrat në këtë moment sepse gjithçka është ende e freskët dhe ata janë ende duke hetuar”,- tha Detektivja e MGPD Diana Gorgue për 7News.

Ndërsa mjekët ndihmës kanë dërguar katër të plagosur në Qendrën e Traumës Ryder. “Kemi pasur gjithsej 10 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Katër erdhën vetë në spital dhe ne kemi trajtuar tashmë gjashtë të cilët janë transportuar”, tha një i shpëtuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu