Policia e Shtetit ka shpërndarë sot pamjet e përmbylljes së një operacioni në Elbasan për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas njoftimit në rrjetet sociale, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. M., 20 vjeç, banues në fshatin Griqan, Elbasan, si dhe ka procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi F. K., 20 vjeç, banues në fshatin Griqan, Elbasan.
Gjatë kontrollit të policisë, janë sekuestruar 44,380 fara të dyshuara kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të dyshuara që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
/abc24.al/