Disa herë kemi hasur në pyetje nga dashamirët e sporteve të ndryshme: Kur po fitojnë edhe në parakualifikuese po e bëjnë si film apo edhe si fitore historike, në shumicën e sporteve! Si është e mundur të jetë garë aq e fortë kur aty marrin pjesë ekipet apo kombëtaret më të dobëta?
Një pyetje shumë me vend sepse shumë herë futen në lajthitje disa nga dashamirët, megjithatë e kanë kuptuar i tërë opinioni sportiv se parakualifikueset janë niveli më i ultë i garave apo marrin pjesë klubet e kombëtaret me cilësi me të ultë.
Badihava dil e festo e hallashtisu kur opinioni e din se ku garon dhe çka do të thotë parakulifikuese dhe nuk merret me përralla!
Kështu që këto përralla te disa sporteve po i vije fundi sepse e kanë pa edhe vet se opinioni nuk është budalla e mos të kuptojë parakualifikueset dhe kualifikueset. Të gjithë e dinë!
Duhet t’i kalosh parakualifikueset dhe të arrish në nivelin kualifikues, në nivelin e kombëtareve më të forta.
Me një fjalë, parakualifikueset dallojnë me kualifikueset! Lëreni përrallat!