Mjekët epidemiologë në protestë, nuk iu dhanë as pagat e luftës dhe as shtesat jashtë orarit

0
Gjigandi

Për shkak se nuk kanë marrë pagat e gjithashtu nuk janë paguar për punën jashtë orarit, 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike në Durrës kanë protestuar ditën e sotme.

Ata kërkojnë që të paguhen duke qenë se kanë qenë në vijën e parë të luftës kundra Covid-19.

Kryetari i Konfederatës së mjekëve në qytetin e Durrësit, Zija Alhysa  tha për ABC News se urdhrat e ministres dhe të qeverisë nuk zbatohen për më tepër nga ana e drejtuesve të drejtorisë së Spitalit të Durrësit ka përgjigje me arrogancë dhe nuk ka transparencë.

“Kemi urdhrin e ministres dhe të qeverisë të cilat nuk zbatohen fare. Deri tan i asnjë person nuk ka marrë asnjë shpërblim të premtuar. Kemi bërë nga 60 orë në javë dhe asgjë s’kemi marrë. Ky është muaji i tretë që punojmë në këtë situatë, dhe kanë marrë vetëm miqtë e drejtoreshës. Ne kishim lajmëruar për protestë por personeli ka frikë dhe kanë presion se i pushojnë nga puna. Edhe shefi i epidemiologjisë nuk ka dalë këtu se i bëjnë presion. Ne kemi lënë afat për 3 ditë që të na japin përgjigje dhe më pas do ndërpresim punën, nuk kemi ku shkojmë tjetër”, tha Alhysa.

Ndërkohë gjatë dy muajve të fundit, ata ndodhen në vijën e parë të rrezikut nga COVID-19 pasi u duhet të jenë në kontakt me personat e mundshëm të prekur nga koronavirusi. Alhysa me kolegët e tij kanë pritur pasagjerët e trageteve dhe kryenin kontrollet e tyre kundër Convid 19, si dhe kanë arritur, sipas tij deri në 40 tamponë në ditë.

RonaTyra

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë. Jemi 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Nuk ka mjaftuar kjo, por ditën e sotme sapo është marrë vesh për grevën tonë. Eshtë ushtruar presion në këtë qendër që të mos dilnin në grevë. Punonjësit janë izoluar në qendër dhe nuk dalin për të punuar, por as për mediat për shkak të kërcënimeve me vendin e punës. Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit”,- tha Alhysa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu