Pandemia vonon përgjigjen e KAS, Man.City rrezikon të mbetet jashtë Europe!

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Manchester City në ankth për të ardhmen në kompeticionet europiane. Citiziens u përjashtuan me 2 vite jashtë Championsit nga FIFA për shkak të abuzimeve me fair play-in financiar, por vendimin e qeverisë më të lartë të futbollit botëror, klubi anglez e ankimuar në KAS-in e Lozanës nga i cili shpreson se do të marrë ok-in për të marrë në sezonin e ardhshëm të Kupave të Europës. Por pandemia COVID-19 ka bllokuar edhe gjykatat të cilat mund të vonojnë vendimet e tyre.

Manchester City ende nuk ka marrë një përgjigje nga KAS dhe gjasat janë që gjykata e Lozanës ta vonojë akoma më shumë vendimin e saj.

Por në rast se ky sezon i kampionatit anglez nuk rifillon dhe vendimi KAS ku Citiziens shpresojnë të fitojnë pafajsinë nuk vjen, federata angleze e futbollit do të jetë e detyruar të dërgojë në UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm menjëherë dhe Manchester City do të mbetet jashtë Championsit për sezonin 2020-2021.

Aktualisht skuadra e Pep Guardiolës, pozicionohet në vendin e 2-të të Premier League por në rast se përgjigjia e apelimit të vendimit të FIFA-s për ta pezulluar me 2 vite nuk vjen atëherë jo vetëm që City do të mbetet jashtë Europe por do të rrezikojë të humbasë edhe disa nga lojtarët e tij më të rëndësishëm në merkato si Kevin De Bruyne i cili në një intervistë paralajmëroi largimin nëse përjashtimi i Manchester City-t nga kompeticionet europiane bëhet realitet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu