Trajneri i mirënjohur i futbollit, Sinan Osmani, ka shkruar se askush mos të dëmtohet, as klubet e ligë së parë dhe as ato të rangjeve të tjera të futbollit të Kosovës.
“Nëse nuk vazhdojnë garat ne ligat e para dhe te dyta e treta atëherë ideja është që askush mos te dëmtohet. Nga Superliga askush mos të bie kurse të inkuadrohen 4 ekipe nga liga e parë ashtu qe ne vitin e ardhshëm Superliga të ketë 16 ekipe. Nga viti i ardhshëm të bien 6 ekipe nga Superliga dhe te hyjnë 2 ekipe nga liga e parë ashtu që Super liga prapë të mbetet me 12 ekipe.
Nga Liga e parë mos të bie asnjë ekip por të inkuadrohen 4 ekipe nga ligat e dyta ashtu qe liga te mbetet me 16 ekipe. Kurse nga liga e parë vitin e ardhshëm të bien 6 ekipe e kështu me radhë. Me këtë sistem të gjitha ekipet do jenë pak a shumë te kënaqura. Nëse nuk bëhet një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha klubet atëherë të vendoset që si në Shqipëri të vazhdojnë garat edhe në ligat e para.
Përndryshe ne do shqyrtojmë mundësinë a do të marrim në gara në vitin e ardhshëm për shkak se KF Liria ka pas shpenzime të mëdha deri tash duke pritur për rinisjen”, shkruan Osmani.