Pronari i një lokali po procedohet në gjendje të lirë në Durrës, pasi gjatë kontrollit për respektimin e masave anti-covid nga Task Forca u zbulua se organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme si dhe se nuk respektoheshin protokollet e sigurisë për pandeminë.
30-vjeçari me iniciale A.Zh., gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, (poker), pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu nga ana e ISHP-së, u vendos masë administrative 1 milion lekë të vjetra për mosrespektim të protokolleve të sigurisë anti-covid.