OKB, rezolutë kundër racizmit/ Shkak bëhet vdekja e afro-amerikanit George Floyd

0
Gjigandi

Pas debatesh të forta Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë kundër racizmit strukturor dhe dhunës policore. Teksti i rezolutës që paraqitën fillimisht vendet afrikane drejtohej kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara.

Shkak për këtë ishte vdekja e afro-amerikanit George Floyd për shkak të akteve brutale të një oficeri të bardhë të policisë në Shtetet e Bashkuara dhe demonstratat pasuese kundër racizmit në shumë vende.
Fillimisht dokumenti ishte formuluar qartë. Kështu veç të tjerash, në të kërkohej një hetim i pavarur ndërkombëtar për dhunën në polici kundër afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Ky do të ishte komisioni i parë, me të cilin Këshilli do të përqëndrohej në një vend perëndimor, sepse si rregull komisione të tilla shqyrtojnë situatën në vendet me luftëra civile ose konflikte etnike.
Por pak nga pak teksti u zbut. Dhe në dokumentin e miratuar njëzëri, vetëm i bëhet thirrje Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, që të raportojë rregullisht mbi racizmin në të gjithë botën. Referencat që lidhen me SHBA janë fshirë pothuajse tërësisht.
Shtetet e Bashkuara nuk u përfshinë drejtpërdrejt në negociatat e formulimit sepse janë është larguar në vitin 2018 prej Këshillit të të Drejtave të Njeriut me akuzën se ky ka paragjykime ndaj Izraelit. Sipas të dhënave të pjesëmarrësve, prapa kuintave Amerika ka vënë në lëvizje të gjitha levat diplomatike për të bërë ndryshime në formulimin e rezolutës.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu