Masakra “Bataclan” , Salah Abdeslam dënohet me burgim të përjetshëm

0
Gjigandi

Abdeslam, i vetmi i mbijetuar i komandove kamikaze që vranë 130 persona dhe plagosi 350 të tjerë, u dënua me dënimin maksimal pa mundësi uljeje dënimi.

Nëntëmbëdhjetë të tjerë  u shpallën fajtorë për terrorizëm për sulmet e Shtetit Islamik në teatrin Bataclan , në disa klube të Parisit dhe stadiumin kombëtar francez në vitin 2015 . Kreu i gjykatës, Jean-Louis Peries, dha vendimin pas një gjyqi që zgjati 9 muaj.

Salah Abdeslam, i mbijetuari i vetëm i grupit terrorist që ekzekutuan 130 persona dhe plagosën 350 të tjerë, u shpall fajtor për vrasje dhe tentativë vrasje me një shoqatë terroriste.

Për gjyqtarët Abdeslam është “bashkautori” i sulmeve. Gjykata konstatoi se sulmet mund të konsideroheshin “një plan sulmi i koordinuar “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu