Trajneri aktual i Celta Vigos, Oscar Garcia, një pjesë të madhe të karrierës së tij e ka kaluar te Barcelona, ku pa pasur rastin të ketë shok skuadre edhe Ronaldon brazilian.
Shumë njerëz të futbollit e konsiderojnë brazilianin si sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave, edhe pse karriera e tij ishte e mbushur me shumë lëndime.
“Unë pata fatin ta shikoja atë nga afër, e pashë se sa shpejt mund të lëvizte, ishte e vështirë për gjithë kundërshtarët ta ndalonin”, ka deklaruar Garcia.
“Edhe në stërvitje ishte tjetër nivel, ne e pamë se ai ishte një lojtar tjetër që do të na ndihmojë”.
“Të gjithë ne që e pamë e dinim se ai do të bëhej një yll i madh, por ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte modestia e tij. Ai i trajtonte të gjithë njësoj, bënte shkaka dhe fitoi vetëbesim shumë shpejt. Derisa u shfaq Messi, nuk kisha parë kurrë një lojtar si ai”.