Nuk ka zgjidhje për Icardin, PSG-Inter mund të prishin gjithçka!

0
Gjigandi

Interi do të përfitojë 70 milionë euro për ish-kapitenin Mauro Icardi. Një shifër që duket absurde për drejtuesit e klubit francez, pasi nuk duan të paguajnë një vlerë kaq të majme sidomos pas pandemisë së COVID-19 dhe mbylljes së sezonit në Francë.

Leonardo në fakt po luan me blofin, pasi PSG mund të përballojë ekonomikisht argjentinasin, por nuk do të nxitohet. Interi nuk e do Icardin në skuadër dhe nisur nga diçka e tillë duan ta shesin.

Jo shumë klube mund të përballojnë një shifër prej 70 milionë eurosh pa harruar faktin se disa e kanë frikë. Icardi është problematik, sidomos kur ka pas vetes dhe një menaxhere si Wanda Nara.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu