Disa vatra zjarresh janë aktivizuar këtë të martë në disa zona të Elbasanit.
Zjarret, që nuk dihet çfarë apo kush i shkakton, kanë djegur shkurre, ullishte dhe vreshta.
Në fshatin Griqan, flakët kanë përfshirë një terren të thellë malor.
Edhe në zonën e Shushicës, raportohet për një tjetër vatër zjarri. Zjarrfikësja po punon në terren, ndërkohë që është thirrur dhe policia për të nisur më pas hetimet për ngjarjet.