Vëllai i ish-presidentit Nishani thirret i pandehur për korrupsion nga SPAK

0
Gjigandi

Ilir Nishani, vëllai i ish-presidentit të ndjerë, Bujar Nishani, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Nishani akuzohet për veprën penale të korrupsionit, pasi së bashku dhe me dy zyrtarë të tjerë të Agjencisë së Mjedisit, i kanë marrë një qytetari shumën prej 500 mijë lekë të vjetra.

Ora Neës ka mësuar përmes burimeve të SPAK se dy inspektorët e tjerë që janë marë të pandehur, janë shtetasit Gerson Tafa dhe Genci Hicka, ndaj të cilëve prokuroria, ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe çështjen e ka referuar për shqyrtim gjyqësor.

Sipas të dhënave të siguruara, tre personat e marë të pandehur akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë kërkuar pronarit të një klinike mjekësore, një shumë prej 500 mijë lekë të vjetra.

Të gjitha veprimet korruptive të 3 inspektorëve të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, janë monitoruar nga policia dhe SPAK, pasi në momentin e dhënies së lekëve, ata rezultojnë të jenë filmuar.

RonaTyra

 

Tashmë çështja ndaj tyre është dërguar në gjyq dhe pritet që në ditët në vijim, dosja do i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu