“Është serioze…”/ Miku i tij me Covid-19, ministri Lleshaj: Nuk e besonte, tani është në vështirësi

0
Gjigandi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë sot një takim në Peshkopi, me përfaqësues e të zgjedhur vendorë, për të diskutuar për mbrojtjen e mjedisit, masat kundër ndërtimeve pa leje, dëmtimet e prerjes së pyjeve, luftën antikanabis dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik e projekte të zhvillimit të Dibrës.

Gjatë këtij takimi, Lleshaj gjithashtu bëri publik edhe rastin e një miku të tij që është prekur nga Covid-19. Ministri i Brendshëm e ka shfrytëzuar këtë për të bërë thirrje për kujdes nga qytetarët, sepse virusi ekziston dhe është i rrezikshëm.

“Sot gjithë mëngjesin jam marrë me historinë e një mikut tim që nuk e besonte, por tani është në vështirësi vetë prej kësaj.

Është serioze dhe është e rëndësishme, nuk po them që të mbyllemi prapë nëpër shtëpia, mos e dashtë Zoti që të mbyllemi prapë por atij minimumi kujdesi duhet t’i bëjmë që të parandalojmë një ritkhim i riizolim që do ishte mjaft më i rëndë se i pari.

Kjo lidhet ndër shumë të tjera edhe me zhvillimin e turizmit, mbajtja e vendit pastër edhe nga virusi është element i rëndësishëm për ofrimin e turistëve.

RonaTyra

Nëse nuk mbajmë Peshkopinë e Dibrën zonë të gjelbër është një lloj rrisku për ata që do vendosin për të ardhur. Nuk niset njeri drejt një zone të kuqe“.

Sipas ministrit Lleshaj, “Dibra na prodhon më pak shqetësime, është qark i qetë, sa më të mencur të jenë njerëzit aq më pak kanë nevojë për policinë, nuk kanë nevojë t’i mësojë policia si të sillen, ka mjaft pozitive, por nevoja për të përmirësuar parametrat e rendit e sigurisë publike është e lartë“.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu