Nuk flet për të ardhmen

0
Gjigandi

Kai Havertz ka lënë gjithçka në pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij.

Futbollisti 20 vjeçar, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Bayer Leverkusen këtë sezon në Gjermani, ka refuzuar të flas për të ardhmen e tij.

Lojtari kërkohet nga skuadra mjaftë të njohura në Europë, si Liverpool, Manchester United dhe Juventus.

I pyetur për të ardhmen e tij, lojtari ka thënë se nuk dëshiron të flas në lidhje me këtë temë, duke ruajtur kështu respektin për Leverkusen.

“Nuk dua të flas, por sigurisht ka shumë spekulime”, ka thënë Havertz,.

RonaTyra

“Për momentin jam i përqendruar te ky sezon, më vonë do të shohim se çfarë do të ndodh. I jam falënderues Leverkusenit dhe nuk dua t’i prish punët”, ka shtuar gjermani.

Havertz pritet t’i sjell ‘Aspirinave’ deri në 100 milionë euro fitim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu