“Nuk doja të punoja më me De Gea-n”, ky është pohimi i bërë nga Emilio Alvarez në një intervistë për AS, në të cilën ka folur për marrëdhënien e tij me portierin spanjoll të Manchester United.
“Dua të saktësoj se nuk është e vërtetë se Manchester United më ka shkarkuar. Kam qenë unë që kam kërkuar të largohem pas rinovimit të De Gea-s”, ka zbuluar Alvarez.
“Përveçse kam qenë mësuesi i tij tek Atletico Madrid, kur e kam mbështetur me forcë, kam qenë njeriu që e ka bindur të nënshkruajë me Manchester United. Kam qenë krahu i tij i djathtë në Manchester”.
“Kam shkuar tek United falë punës se Jorge Mendes dhe sepse Mourinho më kërkoi ta bindja De Gea-n që të qëndronte dhe të nënshkruante rinovimin. Ai donte të largohej në atë kohë, por Mou donte si portierin e tij të parë”.
“Pas pothuajse një pune të madhe trevjeçare dhe shumë takimesh me United për ta bindur të rinovonte dhe për ta bërë lojtarin më të paguar, kam zbuluar se De Gea e kishte nënshkruar kontratën mbrapa krahëve të mi. Kjo, sinqerisht, më është dukur një mungesë ndershmërie kundrejt meje”.
“Gjatë negociatave kam bërë edhe fjalë me disa drejtues vetëm për hir t ë De Gea-s, por ai e kishte arritur marrëveshjen për rinovimin pa më thënë asgjë. Më tha se i kishin kërkuar të mos i thoshte gjë askujt”.
“Kjo ka ndikuar shumë tek unë. Nuk mund të ndihmoj dikë që të përmirësohet nëse ai person nuk ka besim tek unë. Për këtë arsye kam vendosur të largohem nga United”, ka përfunduar Alvarez.