Nuhiu: Garë e ngushtë deri në fund

0
Gjigandi

Drita ka realizuar fitore të rëndësishme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Riza Lushta”, skuadra e Ardian Nuhiut ka mposhtur Trepçën’89 me rezultat të pastër 0:2.

Pas ndeshjes, trajneri shkupjan Nuhiu është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij.

“Ishte një fitore e rëndësishme për të vazhduar kampionatin dhe më vjen mirë për futbollistët. Më erdhi mirë që fituam sot”, u shpreh fillimisht Nuhiu në “SS Kosova”.

“Taktikisht ishim mirë të vendosur dhe kemi luajtur menqur”, tregon më tej ai.

RonaTyra

“Do të jetë garë e ngushtë deri në fund, ndeshjet direkte do të luajnë rol të madh. Përvojën e ka grupi dhe ndeshjet duhet t’i marrim një nga një”, shtoi Ardian Nuhiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu