Home Sport Plas SKANDALI! Përd’hunoi 18-vjeçaren, arrestohet futbollisti i Bundesligës

Plas SKANDALI! Përd’hunoi 18-vjeçaren, arrestohet futbollisti i Bundesligës

0
Plas SKANDALI! Përd’hunoi 18-vjeçaren, arrestohet futbollisti i Bundesligës

Një gjyqtari në Ibiza, Spanjë, urdhëroi burgosjen e dy të rinjve gjermanë me akuzën e sulmit seksual. Dy të pandehurit u arrestuan të enjten pas ankesës së një vajze që pretendonte se ishte përdhunuar në një vilë në Sant Josep.

Siç raportojnë gazeta “Ibiza” dhe “Formentera”, që citon noa.al, ngjarjet ndodhën në agimin e së mërkurës në një pronë të vendosur pranë dhomës “Cova Santa”, ngjitur me rrugën “San Josep”.

Vajza 18-vjeçare ka shkuar më pas pranë autoriteteve për të bërë denoncimin për përdhunim. Adoleshentja u trajtua në spitalin Can Misses.

Në rrëfim, “viktima” shpjegoi se dy djem e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale në vilën ku po qëndronin. Vajza me kombësi spanjolle saktësoi se ata ishin dy gjermanë. Pas denoncimit në njësinë e Gardës Civile, Policia Gjyqësore gjeti autorët e dyshuar.

Pavarësisht se nuk janë publikuar nga policia emrat e autorëve të krimit, gazetat spanjolle njoftuan se bëhet fjalë për dy djem 25-vjeçarë, ku njëri prej tyre i përket një klubi prestigjioz gjerman të Kategorisë së Parë, Bundesliga.

Pasi u ndaluan, ata u dërguan në një njësi të Gardës Civile për të dhënë deklarata, përpara se të dërgoheshin në Gjykatën Udhëzuese. Sipas burimeve gjyqësore të gazetës “Ibiza” dhe “Formentera”, gjykata pranoi lënien e tyre në burg.

Ndërkohë, Shtutgarti, klubi gjerman ka ndarë një deklaratë në rrjetet e tij sociale ku ka zbuluar emrin e futbollistit që u arrestua gjatë pushimeve. Ai është Atakan Karazor. Në deklaratë sqarohet se lojtari mohon çdo vepër penale:

“Mesfushori i VfB-së Atakan Karazor është arrestuar gjatë pushimeve në Ibiza. Ai mohon çdo shkelje. VfB është në kontakt të vazhdueshëm me avokatët e tij. Duke qenë se ky është një proces në vazhdim, ju lutemi kuptoni që VfB nuk mund të bëjë më shumë komente për momentin”.

#VfB-Mittelfeldspieler Atakan #Karazor ist in seinem Urlaub auf Ibiza festgenommen worden. Er bestreitet jede strafbare Handlung. Der VfB ist mit seinen Anwälten in ständigem Kontakt.🗞️👇 Zur Meldung: https://t.co/PsYGfJEZ8g

– VfB Stuttgart (@VfB) June 11, 2022

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here